Diaspora maqedonase kundër propozimit të Zaev për dygjuhësinë

Diaspora maqedonase nga Zvicra, përmes programit intervistues të “Zëri i popullit me Sllobodan Tomic”, janë përgjigjur për hapat e Zoran Zaevit, sa i përket dygjuhësisë dhe federalizimit, duke thënë se ata janë kundër ndryshimeve të kushtetutës së Maqedonisë.

“Ne, maqedonasit nga Zvicra, Franca, Italia, Gjermania dhe vendet skandinave, nuk pajtohemi me deklaratat e Zaevit, për ndryshime të kushtetutës, zbatim të gjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizimit të shtetit”, u shprehën disa nga të maqedonasit e shpërngulur, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu bënë apel tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu