Diaspora mund të ndryshojë rezultatin në disa komuna të Kosovës

Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe kuvend komunal, ndërsa të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe qytetarët jashtë kufirit.

Sipas informacioneve, 33, 258 fletë votimi kanë mbërritur nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, ndonëse për zgjedhjet janë regjistruar 43, 933 qytetarë. Ndërsa disa komuna kanë shkuar në balotazh, votat e diasporës mund të jenë vendimtare për ndarjen e rezultatit.

Konkretisht në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje mund të fitojë komunën pa balotazh. Alban Hyseni i LVV-së ka siguruar 49,79% të votave, 0.21% larg kufirit të balotazhit. Për komunën e Gjilanit, janë regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë, të cilët mund t’i japin fitoren përfundimtare kandidatit të LVV-së.

Edhe në komunën e Hanit të Elezit, 395 qytetarët e regjistruar për të votuar mund të bëjnë ndryshimin. Kjo për shkak se në këtë komunë rezultati është aktualisht ky: Mehmet Ballazhi (PDK) kryeson me 50,94% ose me 93 vota më shumë se kundërshtari i tij Rufki Suma.

E njëjta situatë raportohet edhe në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku Arian Tahiri i LDK-së kryeson me 28 vota më shumë se rivali i tij, Faton Peci i LVV-së. Në këtë komunë, 1 186 qytetarët e regjistruar nga diaspora mund të përmbysin rezultatin aktual.

Në komunën e Junikut ku diferenca mes kandidatëve është 180 vota, mbi 1300 votues të regjistruar nga jashtë kufrit gjithashtu mund të sjellin ndryshim të rezultatit. Edhe në komunën më të madhe në Kosovë, atë të Prishtinës, diferEnca mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekos së LVV-së është 721 vota, ndërsa të regjistruar jashtë kufirit janë 1715 qytetarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu