Lulzim Basha dhe grupi i tij i fushëtës po udhëton nëpër Shqipëri në kuadër të fushatës elektorale.
Gjatë takimeve ai flet me banorët e zonave ku shpalos dhe programin elektoral të PD e përvec batutave dhe të qeshura, banorët dinë shumë mirë t’u prekin sedrën liderave politike.
Një gjë e tillë ka ndodhur në Dibër, ku një demokrat i aka thënë në sy Bashës që për të nuk është kryetar, dhe se kryetari mbetet Sali Berisha.
“Për mua Sali Berisha është, ti je thjeshte Lulzim Basha”, – i tha militanti në sy.
Ai quhet Urim Jolla, nga Fshati Vojnike , Maqellarë dhe është i qartë kur thotë se nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së.
Për të dalë nga situata, Basha i është kundërpërgjigjur militantit duke thënë se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar është ai e jo doktori. /albeu.com/