Gjatë orëve të pas mesnatës i është vënë zjarri makinës së një depteteje.
Makina e deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva është djegur rreth orës 1 pas mesnatës, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rasti është evidentuar në buletinin e policisë ku thuhet se persona të panjohur kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë hedhur lëndë djegëse.
Pas votimit të djeshëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë shfaqur kërcënime dhe ofendime vulgare ndaj deputetëve të LSDM-së se kinse këta të fundit kanë tradhëtuar interesat shtetërore të Maqedonisë me votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. /albeu










