Dikur kanë vdekur urie e sot është shteti më i fuqishëm: Ky është sekreti! (FOTO/VIDEO)

Shteti i cili para 150 viteve ka vuajtur nga uria, ku si shkak e kësaj kanë vdekur më shumë se 10% e popullsisë që i bie rreth 250 mijë persona, ndërsa sot është njëri nga shtetet më të suksesshme në botë.

Finlanda është vlerësuar si shteti më stabil, më i sigurt dhe më një udhëheqje më të mirë të shtetit në botë.

Krahas kësaj ka qenë shteti i tretë më i pasur në botë, i treti vend më pak i korruptuar në botë, shteti i dytë më progresiv për çështjet sociale dhe shteti i tretë në botë më i drejtë kur është në pyetje statuti social i qytetarëve.

Gjyqi finlandez konsiderohet të jetë më i pavarur në botë, policia gëzon besimin më të lartë të qytetarëve, bankat janë më të qëndrueshme, kompanitë finlandeze janë të dyta nga niveli i etikës, zgjedhjet në shtet janë më të frekuentuarit në botë dhe qytetarët gëzojnë nivelet më të larta të lirisë personale, të drejtën e zgjedhjes dhe mirëqenien e përgjithshme.

Rreth 5.5 milionë banorë finlandezë gëzojnë barazinë e tretë më të lartë gjinore dhe diferencën e pestë më të ulët në të ardhurat e qytetarëve.

Për të kontrolluar sekretin e suksesit finlandez, gazetari John Henley bisedoi me disa bashkëbisedues nga ai vend. Ai filloi në Helsinki me Bengt Holmstrom, fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi. “Nëse shikoni se ku ishim atëherë dhe ku jemi tani, mendoj se mund të flasim absolutisht për mrekullinë finlandeze. Si ndodhi kjo? E pra, kjo është një pyetje e mirë.

“Natyrisht, duhet të jeni të kujdesshëm kur kërkoni për të ashtuquajturën “formulë suksesi”. Nuk ka dy vende në botë, rrethanat, historia dhe njerëzit e të cilëve janë identikë. Pra, as ajo që u arrit në Finlandë do të kishte sukses në ndonjë vend tjetër “, tha Nobelisti ndër të tjera.

Përgjigja për pyetjen se çka e bën Finlandën të suksesshme është mjaft interesante. Veçanërisht nëse i bëni pyetjen njerëzve të profesioneve të ndryshme – ekonomistëve, filozofëve, sociologëve dhe ish-presidentit të shtetit.

“ Ne jetojmë në një vend të ftohtë. Gjithsecili duhet të punoj shumë për veten. Por kjo zakonisht nuk mjafton, duhet të ndihmohet edhe fqinji”, thotë Tarja Halonen, ish- presidentja e Finlandës gjatë vitit 2000- 2012.

Ish ambasadori amerikan në Helsinki, Brus Orek, beson se pozicioni gjeografik dhe klima e ftohtë janë ndër faktorët kryesorë që formuan Finlandën dhe Fince. Finlanda i pëlqente aq shumë sa që qëndroi në Helsinki pas përfundimit të mandatit.

“Ishte një ndikim i shquar dhe afatgjatë, prandaj finlandezët janë të vetë-mjaftueshëm, duke mbajtur në privatësi, por në të njëjtën kohë varen nga një shoqëri shumë bashkëpunuese, në të cilën rregullat kanë shumë rëndësi: është diçka kulturore, por është bërë pjesë e “kimisë” kombëtare”, ka thënë ai.

“Kjo do të thotë të pushosh së bashku, në kolektiv, për një qëllim specifik. Të mbledhurit drunj, grumbullimi i parave. Krejt punë është të kursimi. Të gjithë së bashku dhe në mënyrë të barabartë”, ka thënë shkrimtarja edhe autorja e romanit historik Sirpa Kahkonen.

Bashkëpunimi dhe barazia relative janë motive të përbashkëta. Pasi kaluan 600 vjet nën sundimin suedez dhe njëqind më shumë nën atë rudse, Finlanda ishte gjithashtu e varfër në mënyrë demokratike.

“Nuk kishte fshatarë, por aristokraci shumë të pasur. Shoqëria nuk u rreshtua në mënyrë hierarkike,” shpjegon Kahkonen.

Kjo është e dukshme edhe në ditët e sotme. Mund të ecës krah për krah me njeriun më të pasur të vendit dhe nuk do ta dini atë.

“Këtu nuk mund të shikosh njerëz të klasit të lartë. I shihni njerëzit të thjeshtë si ju”, tregon Orek.

Dhe për suksesin e sistemit të arsimit pa pagesë, i themeluar më 1866, shumë përpara pavarësisë, rrënja duhet të kërkohet në një shoqëri barazie, thotë sociologu Rita Jalinoja. “Arsimi ishte çelësi i përparimit tonë”, shton ai.

Filozofi dhe profesori Ilka Niniluoto konsideron se : “Tërë shteti ynë është një konstrukt shoqëror i krijuar nga profesorët e universitetit”.

“Akademikët që qëndronin në krye të lëvizjes kombëtare formuan Finlandën si një komb, gjuhën, historinë, letërsinë, muzikën, simbolet, folklorin. Lideri i lëvizjes sonë kombëtare ishte një profesor i filozofisë”, thotë Niniluoto, duke aluduar tek babai i kombit Adolf Ivard Arvidson.

Një nga arsyet kryesore përse Finlanda gjithmonë është përfshirë në mesin e atyre me shkallën më të lartë të shkrim-leximit është një dekret i shekullit të XIX-të, sipas të cilit nuk ishte e mundur të martohej në Kishën Lutherane nëse burri i ardhshëm dhe gruaja e ardhshme nuk e kalonin testin e leximit më parë.
Finlanda vazhdimisht ka shënuar rritje të qëndrueshme – gjatë luftës, gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik dhe një rënie të thellë të viteve 1990, e cila ka rritur besimin në institucionet shtetërore.

“Njerëzit këtu po kritikojnë vazhdimisht qeverinë, shpesh për arsye shumë të mira, por në thelb besojnë në atë”, tha Kahkonen.

Finlanda njihet si shteti i mirëqenies dhe deri në 31% të PBB-së së saj, përqindja e dytë më e madhe në vendet e OECD-së, duke shpenzuar në forma të ndryshme të ndihmës sociale për qytetarët e saj.

“Nëse veç doni të keni një shtet të mirëqenë, atëherë e vetmja mënyrë është që të punoni fort dhe mirë, kështu që nuk do të kërkoni një alternativë në sektorin privatë”, tha Halonen.

Një formulë tjetër për suksesin e Finlandës është edhe besimi reciprok i qytetarëve, të cilët besojnë më shumë se shumica e vendeve tjera”, thotë avokati Andre Caker, i cili ka lindur në Kanada, por në Finlandë jeton që 25 vjet.

Ky besim krijon vetëbesim dhe dëshirë për inovacion. Forumi Ekonomik Botëror e njeh Finlandën si vendin më inovativ në botë.

Henley arrin në përfundimin se “formula magjike e suksesit” për Finlandën është grupimi i disa faktorëve si: vetëbesimi, bashkëpunimi, barazia, respektimi i arsimit dhe edukimit, besimi.

Në fakt, çdo gjë është zvogëluar në një cilësi të ndryshme marrëdhëniesh, një lloj teorie nordike të dashurisë, e cila është në një formë më të vogël, dhe në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë. /gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu