Jani Makraduli është zëvendës ministër për Mjedis jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Maqedoni.
Por a e ka harruar fjalimin e tij, Makraduli, që daton nga 24 tetori i vitit 2013 ku e akuzonte BDI-në për pjesmarrje në koalicion kriminel të tenderëve, shkruan Telegraf.
Kështu është e emëruar edhe video zyrtare, e publikuar që atëherë nga vetë partia në Youtube.
Makraduli ka qenë deputet i LSDM-së disa mandate deri në vitin 2014.
Tani ai është zëvendës i Sadulla Durakut, ministër nga radhët e BDI-së.










