Dikush në punë e dikush në shtëpi! Prej 1 tetori, e diela shpallet ditë jopune

Nga 1 tetori dita e diel do të jetë ditë jo pune, por jo për të gjithë veprimtaritë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi shpjegoi se kush mund të punojë e kush jo.

“Të dielën, do të mund të punojnë shitore të specializuara apo shitore të specializuara apo kioske për shitjen e akulloreve, ëmbëlsirave , apetisanë, lule, suvenire, filigran, gazeta dhe cigare në vendet turistike të përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë e turizmit. Shitore në kuadër të pompave të benzinës të cilët ushtrojnë tregti me pakicë, kryesisht me ushqim, pije dhe duhan. Shitore, stenda dhe kioske në qendrat tregtare. Është e rëndësishme të potencohet, se të njëjtat do të mund të punojnë vetëm nga ora 10:00 deri 18:00”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se ndryshimet ligjore janë sjell me bashkëpunim me sindikatat, përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve. Zbatimi i këtij ligji do të kontrollohet nga Inspektorati i Tregut dhe Punës.

“Këta punëtorë, për punën gjatë së dielës do të marrin mëditje më së paku 50 për qind më ta lartë se mëditja e rregullt. Në mënyrë shtesë, do të marrin edhe ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë në 7 ditët e ardhshme. Zbatimi i ligji do të kontrollet nga ana e Inspektoratit të Tregut dhe Punës. Ata punëdhënës që do të punojnë të dielën, duhet ta paraqesin punën në Inspektoratin Shtetëror të Punës, si organ kompetente për kontrollin e zbatimit të ligjit. Punëdhënësit që do të shkelin ligjin do t’u ndalohet puna 15 ditë dhe do t’u lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje”, u shpreh Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Shpallja e ditë së diele ditë jo pune thonë nga Qeveria se do të ndihmojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe punëtorët do të jenë më efikas dhe më të motivuar. Ndryshimet ligjore së shpejti do të dërgohen edhe në Kuvend për miratim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu