Në një nga debatet e fundit të emisionit Click Plus në gjuhën maqedonase i ftuar ka qenë dhe anëtari i lartë i kryesisë së LSDM-së Maksim Dimitriveski i cili mes tjerave ka thënë se partia e tij akoma nuk ka nisur bisedimet me partnerët e ardhshëm të koalicionit lidhur me platformën shqiptare që është bërë temë kryesore në të dy etnitetet në Maqedoni.
Sipas Dimitrievskit, jo vetëm për platformën por me partnerët e mundshëm të koalicionit nuk është diskutuar deri më tani asgjë, shkruan Zhurnal.
“Ne si LSDM nga përpara jemi dënuar se kemi pranuar gjithcka nga partitë tjera të ardhëshme partnere, unë jam anëtarë më i lartë i organeve në LSDM dhe me shumë përgjegjësi them se nuk kemi biseduar e diskutuar për asnjë pikë të platformës shqiptare por as edhe ndonjë gjë tjetër për koalicion me partnerët tanë të ardhëshëm”, u shpreh Dimitrievski. /albeu.com/