Dimitrov nesër në takim në Greqi do të diskutojë për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, tani për tani nuk ka kumtesë zyrtare nga MPJ greke për detajet për takimin, dhe as cilat do të jenë temat, për të cilat do të bisedohet.

Para vizitës në Athinë, Dimitrov në një intervistë për “Fajnenshëll Tajms” deklaroi se “Maqedonia është duke e shqyrtuar mundësinë për përdorimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”. Greqia zyrtare, nga ana tjetër, mbetet me qëndrimin e vetë të fuqishëm se Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s pa u zgjedhur paraprakisht çështja e emrit. Koxias fundjavën që shkoi përsëriti se vendi ynë është “dhuratë prej Zotit, por me kumbarë të keq”.

Ai shtoi se me Dimitrovin nuk do të flasin për kontestin për emrin. por për metodën se si do të vazhdojnë negociatat për emrin. Ndërkaq përfaqësues të lartë të BE-së dhe Natos dje përsëriten kërkesën për kompromis, respektivisht zgjidhje të kapshme për të dyja anë, si kusht për integrimin euroatlantik të Maqedonisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu