Dimitrov do të pret homologët e tij skandinav, ja aryeja e vizitës

Me ftesë të ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Maqedoni për vizitë zyrtare do të vijnë shefat e diplomacive të Suedisë dhe Finlandës, Margot Vallstrov dhe Timo Soini.

Aktivitetet reformuese të Qeverisë të përmbajtura në Planin 3-6-9, implementimi i tyre, i domosdoshëm, për plotësimin e kritereve të nevojshme për fillimin e bisedimeve inkuadruese me BE-në do të jenë pjesë e temave, për të cilat do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme.

Pritet të shkëmbehen opinione edhe për mundësinë për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks në bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investuesve të rinj nga Suedia dhe Finlanda, si dhe për bashkëpunimin në arsim dhe në fusha tjera me interes të përbashkët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu