DioGuardi apel shqiptarëve të Maqedonisë: Mos i ndalni protestat deri sa të zbardhet vjedhja e votave

Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Xhozef Diogardi, më shumë se 30 vite është në shërbim të kauzës shqiptare dhe nga shumë personalitete njihet si njeriu i cili ia hapi dyert çështjes shqiptare në qarqet e larta politike në Uashington.

Edhe në kohën kur ishte Kongresmen edhe më vonë, preokupim i tij ka qenë zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan. Këtë aktivitet të palodhshëm ai e vazhdon sot e kësaj dite me porosinë se duhet akoma shumë punë.

Ai përmes një letre të hapur ka përshëndetur protestën e djeshme të koalicionit ASH-AAA në Shkup, duke e vlerësuar si të suksesshme dhe si protestë që do të alarmojë bashkësinë ndërkombëtare për vjedhjen e zgjedhjeve të shqiptarëve që ndodhi më 15 korrik.

“Shkupi i stolisur Kuq e Zi më bëri krenar dje mua dhe gjithë atyre që ia duan të mirën shqiptarëve. Marshi për Demokraci ishte një protestë madhështore që tregoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk pajtohen me vjedhjet dhe manipulimet zgjedhore që kanë ndodhur më 15 korrik. Mbushja e kutive, blerja e votave, votimi në emër të personave të vdekur, ose personave që janë jashtë vendit është skandal që nuk mund ta pranojë bashkësia ndërkombëtare. Organet kompetente në Maqedoninë e Veriut duhet ti zbulojnë dhe ti sanksionojnë këto parregullsi, një pjesë e të cilave janë përmendur edhe nga misioni i OSBE-së, që këto zgjedhje ishte e detyruar t’i monitorojë me ekip të reduktuat shkaku i pandemisë. Në vendet ku pati vjedhje dhe parregullsi, zgjedhjet duhet të përsëriten, përndryshe Maqedonia e Veriut mund të përballet me probleme në rrugën drejt BE-së”, shkruan mes tjerash ish kongresisti, Diogardi, në letrën që e publikoi miku i tij, veprimtari Ylber Pilku.

Diogardi poashtu apelon që shqiptarët në Maqedoni të vazhdojnë me protestat dinjitoze deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

“U bëj apel shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në diasporë, kudo që janë të vazhdojnë të protestojnë dhe assesi të mos lejojnë të shkelet e nëpërkëmbet vullneti i tyre. Në një vend që është anëtarësuat në NATO, protestat demokratike kundër vjedhjes së votave janë e drejtë bazike për ndërtimin e një shoqërie të barabartë”, shkruan në fund Diogradi, duke e përmbyllur letrën e tij me slloganin tashmë të njohur “Zgjedhje po, vjedhje jo!”.


1 Koment

  1. Ne Shqiptari shit – blerja e votave ,korupcioni ,mashtrimi dhe VJEDHJA e VOTAVE nuk shifen si vepra PENALE .
    Populli nuk ka fuqi me i pengu ato vepra penale se Shteti dhe pushteti jane ne dur te KRIMINELAVE te cilet pikerisht me ndihmen e veprave te lartpermendura kan ARDH ne ” PUHSTET ” .Me cilin KREDIBILITET do ngrihet Menduh Thaci me e kritiku Ali Ametin.Me cilin Kredibilitet do ngrihet Ali Ameti me e KRITIKU Bilallin e Beses kure vet ka erdh ne pushtet ne menyren me te ndyt te mundshme sepse dhe kjo ka me vazhdu deri sa mos cohet populli ne kembe per ta renu piramiden e krijuar te ardhjes ne pushtet ne menyre KRIMINALE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu