Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika, organizoi pritje solemne me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të alfabetit të gjuhës shqipe.
Ku në këtë manifestim morën pjesë doajen të arsimit shqiptarë. Ndërsa me mirënjohje u dekorua familja e Xhevat Gegës.
Gjatë ditës së sotme delegacioni qeveritarë i udhëhequr nga Lika do të vizitojë Muzeun e alfabetit në Manastir ku do të hapet edhe ekspozita e pjesëmarrësve në Kongresin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ndërkaq në orën 19 në Shtëpinë e kulturës në Manastir do të mbahet koncert solemn.










