4 Shkurti i 2017-tës për bukuroshen shqiptare Almeda Abazi do mbetet përjetësisht në kujtesë.
Ajo kurorëzoi me martesë dashurinë me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman në një ceremoni përallorë në prani të rreth 40 të ftuarve. E po aq të bukura duket se po rezultojnë edhe ditët e para të martesës. Tashmë kur po bëhet gati një javë nga kurorëzimi, dyshja po vazhdojnë pushimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë se pas martesës, Almeda falemnderoi shumë persona nga Shqipëria dhe e gjithë bota që e kanë uruar në këtë moment të veçantë por theksin e vuri tek mungesa e urimeve nga personat që njeh në Turqi./Prive