Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot theksoi se Komisioni për Sëmundje Infektive do të diskutojë në ditët në vijim nëse pacientët asimptomatikë duhet të llogariten si të infektuar, duke marrë parasysh se vende të caktuara më nuk i llogarit si të tillë.
Sidoqoftë, siç tha ai, edhe rastet asimptomatike duhet të merren parasysh, në kuptimin e zbatimit të sondazheve epidemiologjike dhe vendosjen e njërëzve në izolim.
“Po, ka numër të madh të rasteve asimptomatike që rezultuan nga testet e kryera në grupimet familjare. E saktë është që më shumë vende po ndryshojnë këtë strategji. Ne do ta diskutojmë këtë brenda Komisionit për Sëmundje Infektive, por kjo nuk është arsye dhe ato raste asimptomatike t’i marrim parasysh në kuptim të implementimit dhe anketave epidemiologjike dhe duke i vendosur njerëzit në izolim”, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.
Megjithëse zbulimi dhe regjistrimi i numrave do të diskutohet në ditët në vijim, Filipçe tha se kjo nuk do të ndryshojë qasjen se si do të testohet, si do të anketohet, kush do të testohet dhe bazuar në atë se dikush do të shkojë në vetizolim.
Në lidhje me mënyrën e trajtimit të pacientëve me simptoma më të rënda, Filipçe tha se puna intensive bëhet me të gjithë, ndërsa pacientët me gjendje më të rëndë trajtohen në Njësinë e kujdesit intensiv, të vendosur në aparaturë respiratore sipas vlerësimit të mjekëve.
“Ne kemi pasur mundësinë për të diagnostikuar edhe pas vdekjes, diçka që asnjë vend nuk e bënm gjë që e ka rritur seriozisht shkallën e vdekshmërisë, por unë mendoj se ishte e rëndësishme të dinim për shkak të të dhënave epidemiologjike dhe mbrojtjes së anëtarëve të familjes së tyre”, tha ai.
Sa i përket udhëzimit të ri nga OBSH-ja, Filipçe tha se është në proces të rishqyrtimit dhe se në ditët në vijim ata do të prononcohen me informacione.










