DJ Dagz flet për romancën me Einxhel Shkira, thotë se tek ajo ka gjetur personin e jetës

DJ i njohur shqiptar, Dagz përveç suksesit ndër vitesh muajve të fundit është mjaft i komentuar edhe për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. Dhe së fundmi, DJ ishte i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun, ku edhe ka folur për hapat e parë në muzikë dhe planet për të ardhmen.

Arbër Gumnishta (emri i vërtetë) i cili gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme krijoi një lidhje dashurie me prezantuesen e njohur nga Shqipëria, Einxhel Shkira foli edhe për eksperiencën në BBV dhe romancën e tyre.

Unë dhe PM kemi hyrë shumë spontanisht në Big Brother, fillimisht kam refuzuar të hy sepse jam shumë person aktiv dhe nuk e imagjinoja se mund ta përballoj qëndrimin brenda”, u shpreh DAGZ.

Ndërkohë për Einxhel ai u shpreh se nuk është penduar që ka qëndruar dhe ka bërë për të, ndërsa në pyetjen nëse tek ajo ka gjetur personin e jetës ai mendon se po.

Normal që po, për lidhje, shoqërinë dhe familje përgjigjemi për situatat momentale, por shpresoj se do të jem gjithmonë i këtij mendimi”, tha DJ.

Ndërkohë, Dagz dhe DJ PM po vazhdojnë të jenë të angazhuar me mbrëmje muzikore, ndërsa janë në përgatitje të projekteve të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu