DJ Gimi-O dhe Alketa sjellin këngën e re

Artistët shqiptarë, DJ Gimi-O dhe Alketa, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Mashallah” mban titullin kënga e re ritmike, që ndërthur bashkë tradicionalen dhe modernen. Dyshja, e njohur e estradës, kanë mahnitur me paraqitjen edhe me veshje kombëtare shqiptare.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Nome Ent. me producim të SBS Entertainment.

Për videoklipin është kujdesur produksioni n’PIK Creative me skena tejet të veçanta.
Alketa dhe DJ Gimi-O shquhen për një sërë bashkëpunimesh të tjera të suksesshme si “Do ti kallim” me mbi 39 milionë klikime në YouTube.

Prurjen e fundit tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të DJ Gimi-O.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu