Djali i Veteranit të UÇK-së Shefki Behlulit, 19-vjeçari Ilir Behluli nga Gjilani para dy javë është diagnostikuar me leukemi akute dhe ndodhet në spitalin e Prishtinës.
Ai ka nevojë për shërim të menjëhershëm jashtë vendit, por familja nuk mund t’i përballojë shpenzimet mjekësore. Shërimi i 19-vjeçarit kushton 150 mijë euro, 30 mijë prej të cilave financohen nga Ministria e Shëndetësisë. Pra, atij i duhen 120 mijë euro për shërim jashtë vendit.
Babai i Ilirit mes lotësh shpreh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen dhe shpresa e vetme për të shpëtuar Ilirin, djalin e vetëm të familjes mbeten shpirtrat humanë, që deri tani veçmë kanë dhuruar 5000 euro.
Të gjithë ju që keni mundësi dhe dëshironi ta ndihmoni Ilirin mund ta bëni këtë duke e telefonuar babain e tij ose duke dërguar para në xhirollogarinë bankare që është më poshtë:
Numri i telefonit i Shefki Behluli: +383 44 777 412
Llogaria bankare e Shefki Behlulit (IBAN):
XK05 20-17-0001813194-15
Swift Kodi: TEBKXKPR
Video:










