Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vrasjen e babait të tij Fejzi Alija, ka ndyshuar sërsish versionin përballë hetuesve të zyrës së vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Edhe pse fillimisht kishte pohuar se babai e kishte fejuar pa dëshirë, ai deklaroi më pas se ishte grindur shpesh me të atin, për çështje të ndryshme.
28-vjeçari”>28-vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë, ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Hetuesve që e morën në pyetje, i riu kuksian u ka dhënë deklarata të ndryshme për ngjarjen, në varësi edhe të gjendjes emocionale.
Ai ka pranuar krimin e kryer, duke treguar madje edhe mënyrën sesi ndodhi ngjarja.
Ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën.
“E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari”>28-vjeçari. /albeu.com/










