Djaloshi dy vjeçar po vdes nga sëmundja e rëndë, por supriza që i bëri babagjyshi i përloti të gjithë

Një familje e pikëlluar që kujdesej për foshnjën e tyre sëmurë terminal, patën një moment gëzimi në gjithë atë mërzitje kur pane tek hynte në spital Babagjyshi, duke i mundësuar djalit të vogël ‘uljen e fundit në prehër’

Dy vjeçari Miles Agnew ka lindur me mikrocefali dhe ka paralizë cerebrale katërkëndore, dëmtime të shikimit cortikal, epilepsi të vështirë, keqformim të trurit dhe intolerant ndaj ushqimeve.

Miles u adoptua nga familja Agnews kur ai ishte tre muajsh.

Ai ka një motër më të madhe Hailey, 13 vjeç dhe vëllai Taveon, 11 vjeç.
Megjithëse Miles ka qenë në kujdes mjekësor gjatë gjithë kohës, shëndeti i tij ra me shpejtësi javën e kaluar. Duke mësuar lajmin, një Babagjysh hyri në spital pranë shtëpisë së Agnew në Salt Lake City, Utah.

Babagjyshi tha për mediat:
Në vitet e 70-ta kur u takova me ish-gruan time, ajo kishte dy vajza, më i vogla e saj ishte diagnostikuar me sindromin hypoplastik të zemrës dhe gjashtë javë pasi u takuam, ajo humbi betejën e saj, kështu që e dija se çfarë po kalonte familja.

Unë nuk mund të gënjej, mezi ia dola dhe lotova, por kjo ishte për kujtesën e kësaj familjeje.
Mamaja Michelle Agnew tha:

Me përkeqësimin në shëndetin e Miles dhe duke u përpjekur për të bërë sa më shumë kujtime sa më shpejt që të mundeshim, ne nuk menduam se do të ishim në gjendje të bënim vizitën e fundit të Babagjyshit.

Organizata Secret Sleigh e cila i bëri të mundur surprizën u shpreh se ishin mjaft të lumtur që kishin arritur ta bënin familjen dhe djaloshin e vogël për pak kohë të lumtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu