Djaloshi filloi të qante se nuk e takoi, reagimi i Messit i lë të gjithë pa fjalë (FOTO)

Argjentina është në kërkim të kualifikimit në dy ndeshjet e radhës kundër Uruguait dhe Kolumbisë.

Tashmë kombëtarja argjentinase gjendet në Montevideo me yllin e saj, Lionel Messi.

Shumë tifozë kanë dalë ta presin Argjentinën dhe yjet e saj.

Natyrisht që interesimi i madh ishte për Lionel Messin dhe një fëmijë i vogël kaloi barrierat e sigurimit për ta takuar.

Sigurimi nuk e la të afrohet gjë që e mërziti djaloshin që filloi edhe të qajë.

Ylli botëror kur e pa fëmijën i detyroi sigurimin që ta thërrasin djaloshin afër tij.

Messi përshëndeti të riun dhe bëri edhe foto me të duke ia kthyer buzëqeshjen./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu