Djegia e flamujve serbë, Vuçiç: Të mos kapemi me kapriçot e përditshme politike të askujt

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar djegien e flamujve serbë gjatë protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Balka” ditën e djeshme.

Pjesë nga fjala:

Besoj se ne jemi përgjigjur për këtë në raste të ndryshme zgjedhjet do të zhvillohen në serbi dhe do jetë e lehtë për mua të përgjigjem sot që të përgjigjem ashpër dhe të fitoj ca pikë nacionaliste në vendin tim por përgjigja ime do jetë e qetë.

Pse po e bëjmë këtë? Ne kemi pikëpamjet ë ndryshme lidhur me Kosovën, Serbi a Shqiëpria maqedonia kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me këtë çështje por kjo sështë arsye që ne të mos flasin dhe që dikush të jetë pjesë e ballkanit të hapur.

Ne mund të përmendim pikat kufitare. A do ishte më e lehtë për serbët nëse nuk do kishte pika në kufi. Nuk besoj se ka njeri si në Prishtinë Mitrovicë që nuk do binte dakord me këtë që po them unë. Nëse më pyesni nëse do ta kisha problem që ata që shfaqeshin kjo është në juridiksionin në Bruksel, jemi të gatshëm të punojmë bashkë për Ballkanin e Hapur, këtë ftesë bëj edhe për malin e zi, ata që nuk bashkohen në kohë do të humbasin kohë. S’ka nevojë ti lutemi askujt.

Dje këshilltarët e mi zyrtarë më thanë që do ktehehmi kemi zgjedhje në 3 muaj dhe më thanë se nuk duam të shkojmë në Shqipëri se pati probleme me flamurin, megjithatë të tjerë njerëz e bënë këtë dhe Rama erdhi në Beograd. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj jemi kundër kësaj jemi këtu për të ndërtuar ura për të ndërtuar të ardhmen. Njerëzit duhet të jenë të lumtur e të kënaqur me këtë bashkëpunim, miliona fusha bashkëpunimi shtrihen.

Të mos patronizojmë kapriçot e përditshme politike të askujt. Nesër do ketë 3 udhëheqës të tjerë por duhet të drejtojmë vendet tona së pari duke ruajtur paqen. Në sarajevë ku kam bërë shërbimin ushtarak nuk njihja shqiptarë, por sot kam takuar njerëz të shkëlqyer kam takuar në Ohër në beograd por duhet tu krijojmë këtë mundësi të rinjve”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu