Djegia e flamurit, zyrtari serb në Kosovë: E dashur Evropë, Ballkani po ecën para, ju ku jeni?

Nënkryetari i “Listës Serbe” në Kosovë, Igor Simiç shprehet se është krejtësisht e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare të heshtë për incidentet në Tiranë pas protestës së organizuar nga Sali Berisha kundër “Open Ballkan”, vizitës së Presidentit Vuçiç dhe djegies së flamurit serb.

Është absolutisht e pashmangshme që bota demokratike, veçanërisht Brukseli, Berlini dhe Parisi, të heshtin ndërsa elementët radikalë në Ballkan sulmojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama dhe Zaev, ndërsa përpiqen të tërheqin Ballkanin nga e kaluara dhe konflikti. Ballkani ka vendosur të ecë përpara, aty ku jeni ju”, ka shkruar Simiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi të papranueshme djegien e flamujve, por vlerësoi reagimin e qeverisë shqiptare.

“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi.

Kjo ndodhi këtu (Tiranë) mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiç.

Paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave në Tiranë pritet që të firmosen marrëveshjet mes palëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu