Do sillte ndryshimin e madh në politikën shqiptare! Spartak Ngjela nxjerr mesazhin që po qarkullon me shpejtësi

Numërimi mbrapsht për Reformën Zgjedhore tashmë ka nisur. Ditën e sotme, në orën 17:00 me qëllim arritjen e dakordësisë për pikat që kanë mbetur pezull dhe mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje dhe ta mbyllin ‘Zgjedhoren’ në 31 maj, siç anëtarët e Këshillit Politik kanë premtuar, edhe nën presionin e ndërkombëtarëve.

Avokati Spartak Ngjela ka bindjen se emigrantët duhet të kenë të drejtën për të votuar në Shqipëri. Këtë ai e tregon me një mesazh që ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook.

Në mesazhin që ka nxjerrë avokati, një emigrant shqiptar që jeton në Francë kërkon që të të gjithë të tjerët të ‘zgjohen’ dhe të kërkojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Mesazhi i shpërndarë nga Ngjela:

“Une jam Kujtim Drishti , nje si ju dhe nje prej jush. Banoj e punoj ne Francë, ashtu si ju qe ndodheni ne te gjithe cepat e botes, ne te gjithë kontinentet .

Ju bej thirrje te zgjohemi te gjithe e te kerkojme te drejten tone per te hedhur voten tone ne Shqiperi , ne vendin ku na lindi koka.

Te gjithe shqiptaret qe kane lidhje shpirterore, lidhje familjare, interesa te te gjitha fushave, qe dergojne para ne Shqiperi, prinderve, vellezerve motrave ti kerkojne Shtetit mëmë qe te na degjojne edhe ne zerin.

Nuk mund te pretendohet sot te ndertohet shteti shqiptar i se Drejtes pa nje ligj te votimit te emigranteve nga vendi ku banojne e punojne.

Nuk mund te pretendohet te ndertohet demokracia pa marre mendjen e njerezve qe jetojne ne shtete qe e kane vendosur demokracine perpara nesh, shume perpara.

Kjo kerkese do te influencoje per reformen e zgjedhjeve ne Shqiperi , qe ajo te behet me sistemin e Hapur jo me sistemin e Mbyllur.

Vendimi i shtetit shqipetar per te vendosur lidhje me diasporen do te kthehet ne nje formalitet nese ne nuk kemi te drejten te zgjedhim rrugen me te lire, me te denje me progresiste per vendin tone.

Vendi yne ka nevoje edhe per mendimin e zgjedhjen tone.
Ne vetë kemi nevoje te ndjehemi te vlefshem per vendin tone ne hapjen e perspektivave te tij.

Politika 30 vjeçare qe e ka lene popullin te mbyllur ne perpektiven qe kane ne koken e tyre , jo partite por udheheqesit e e partive , Rezultoi politike e fisit e mikut e parase dhe korrupsionit.

Ju te gjithe keni per te dhene mendime , ne te gjithe kemi per te mbrojtur principe te nje shoqerie te hapur dhe moderne.

Ju lutem te shperndani kete thirrje ne te gjitha vendet e botes.
Shqiperia jone e dashur ka nevoje sot me shume se para per mbeshtetjen e nje Shteti te se Drejtes , Shtet pa korrupsion.

Fatin e Vendit tone duhet ta marrin ne dore vete shqiptaret duke shfrytezuar aleatet e tij me koherent me interesat e Kombit tone.

Ju lutem te shperndani kete thirrje te parë sa me larg qe te jete e mundur.

Vota e emigracionit do te hapë metodat e mbyllura te shefave te partive do ti vere ata nen presionin konkret te kontrollit te fateve te vendit.

Ju respektoj te gjitheve!”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu