Në një deklaratë që ka shokuar opinionin publik dhe ka rihapur plagët e dhimbshme të së kaluarës, Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezhana Paunoviq, ka lëshuar një mesazh tronditës, duke pohuar hapur se në vitin 1998 do të kishte ndërmarrë spastrim etnik në Kosovë, përcjell INA.
Duke folur për ngjarjet e asaj periudhe, ministrja Paunoviq deklaroi në një intervistë për Kurir.rs pa hezitim se:
“Unë do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në 1998. E di se është. E dij se është ky një kualifikim i ashpër por do ta bëja këtë”, theksoi ministrja serbe me origjinë dhe e lindur në Kosovë.
Sipas saj, Kosova kurrë nuk do të zbrazet nga serbët dhe një ditë do kthehen ashtu siç Kosova do jetë pjesë e Serbisë.
Kjo thirrje për dhunë etnike shënon një nivel të ri të gjuhës së urrejtjes nga një zyrtare e lartë e qeverisë serbe, duke dëshmuar qartë se politika e Beogradit në vitin 2026 vazhdon të mbetet e mbërthyer në mentalitetin e luftës dhe të krimeve që shkaktuan mijëra viktima, masakra dhe shpërngulje masive të popullsisë shqiptare në fund të shekullit të kaluar.
Serbia si pushtuese e Kosovës në vitin 1998 e kishte provuar tashmë një herë atë gjë, dhe si rezultat kishte krime kundër njerëzimit, qindra masakra, 13,000 njerëz të vdekur, mes tyre 1,130 fëmijë nën 8 vjeç, mbi 25,000 gra të përdhunuara dhe mbi një milion njerëz të shpërngulur nga shtëpitë e tyre, të gjithë shqiptarë etnik. /INA/
to je taj kvalitetni sps kadar pic.twitter.com/oTS1U2bX5U
— Radomir Martin™ (@radomir_martin) July 11, 2026










