“Do ta marr hakun”, çka i premtoi Luizi Efit mbrëmë?

Mbrëmë në Big Brother Albania VIP pati dy eliminime, pasi Dea Mishel, duke fituar sfidën e inteligjencës, fitoi edhe të drejtën e të vendosurit në nominim tre banorë.

Ajo nominoi Luizin, Kiarën dhe Efin. E kjo e fundit u eliminua me zgjedhjen e publikut, duke mos patur mundësinë të kthehet më në shtëpi, pasi biletën e saj ia kishte dhënë Mikelës.

Zgjedhja e Deas për të çuar në nominim këtë treshe bëri që Luizi të acarohet jashtëzakonisht shumë, ndërsa kur u eliminua Efi ai u mërzit.

Duke e pasur “ushtaren” e tij dhe mikeshën më të fortë aty brenda, Luizi i bëri një premtim Efit kur ishte duke dalë.

Një video që po bën xhiro në rrjete sociale shfaq Luizin teksa i pëshpërit “Do ta marr hakun”, Efit në vesh.

Ajo i thotë që të mos ndikohet emocionalisht dhe të vazhdojë lojën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu