Do të marrë drejtimin e Bayernit? Wenger: Mos më vendosni në presion

Pas largimit të Niko Kovaç, Bayern Munchen është në kërkim të trajnerit të ri. Arsene Wenger kohët e fundit po përflitet se është kandidat potencial për të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë.

I ftuar në studiot e “BeIn SPORTS”, 70-vjeçari deklaroi se po i mungojnë emocionet, por shmangu përgjigjen kur u pyet nëse dëshironte të merrte drejtimin e Bayernit.

Stoli i Bayern-it? “Erdha këtu për të folur për ndeshjet dhe ju fokusoheni te diçka tjetër, duke më vendosur nën presion! Sigurisht, trajningu ishte gjithë jeta ime deri tani. Të gjithë ata që kanë stërvitur ekipet e futbollit do t’ju tregojnë të njëjtën gjë: iu mungon intensiteti ditor, javor e më tej. Ka disa gjëra, që ju mungojnë shumë, sikurse disa të tjera, që nuk ju mungojnë.

Fitimi i ndeshjeve të futbollit, përgatitja e një ekipi për lojë, zhvillimi i lojtarëve dhe marrja e kënaqësisë dhe emocioneve të përbashkëta, është diçka që më mungon. Pra, sigurisht që po, më mungon stërvitja e një ekipi”, tha ai.

Wenger për 36 vite me radhës ka bërë detyrën e trajnerin, pjesën më të madhe të kohës tel Arsenali, por nga vera e 2018-ës, po qëndron pushim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu