Do të përgjysmohet numri i udhëtimeve! Nuk ka më punë në të zezë në BE, do të numërohen edhe kafetë në Selanik

Nuk ka më punë në të zezë në vendet e Bashkimit Evropian, dhe do të numërohen edhe kafetë në Selanik. Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian fut në përdorim një sistem të ri digjital hyrje-dalje (EES) me të cilin do të zhduken vulat në pasaporta. Ai do të vlejë për qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë edhe Maqedoninë. Do të paguhet një taksë prej 20 eurosh, më e lartë se 7 eurot e paralajmëruara më parë. Leja do të vlejë për tre vjet. Po çfarë do të thotë kjo për qytetarët e Maqedonisë së Veriut?

Sipas njohësve – numri i personave që do të mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në vendet e Bashkimit Evropian do të ulet ndjeshëm. Në fillim do të jetë më e vështirë kalimi i kufijve. Dhe çdo hyrje do të numërohet.

“Parashikojmë se do të ulet ndjeshëm numri i atyre punëtorëve që punonin në mënyrë të paligjshme sepse nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë. Dhe ajo që flitet në korridoret, në disa asociacione profesionale ku ne punojmë nga Bashkimi Evropian, është se më nuk do të pranojë asnjë punëdhënës nga Evropa punëtor pa dokumente”, deklaroi Zoran Koçoski, pronar i KOUZON.

Sipas tij, çdo dalje ose transit nëpër Bashkimin Evropian mund të jetë problem. Ata që do të kalojnë transit për shembull drejt vendeve të treta, edhe transiti në aeroport do të regjistrohet si një ditë qëndrimi në BE. Dhe do të duhet të numërohen edhe kafetë te fqinjët tanë.

“Në gjashtë muaj do të mund të hyni maksimum 90 herë në Selanik. Nëse qëndroni, të themi 24 orë, dhe kaloni një ditë të plotë në Selanik, kjo do të llogaritet si dy ditë, që do të thotë se qëndrimi zvogëlohet në 45 ditë dhe duhet të llogariten shumë me kujdes ditët e qëndrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa nga ana tjetër vetë aplikacioni siç është paralajmëruar do të ketë një kalkulator që do t’i llogarisë ditët e qëndrimit”, tha Koçoski.

Sipas punonjësve të turizmit, proceset e ndërlikuara për hyrje në vendet e BE-së do të përgjysmojnë edhe numrin e udhëtimeve.

“Në çdo rast do të ketë ulje, të paktën 50 për qind të udhëtimeve të pasagjerëve tanë në Evropë ose në vendet fqinje evropiane. Në çdo rast, 50 për qind do të heqin dorë, jo për shkak të skanimit apo fotografimit, por për shkak se një familje do të duhet të paguajë 100 euro për hyrje në një shtet evropian”, tha Angel Ivanov, punëtor turizmi në pension.

Rregullat e reja, pas disa vonesave, do të fillojnë të vlejnë nga 12 tetori. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët? Së pari të hapin profilin e tyre në sistem bazuar në pasaportën ekzistuese, e cila duhet të jetë e vlefshme të paktën edhe tre muaj. Të paguajnë 20 euro me kartë. Në udhëtimin e parë drejt një shteti të BE-së, në kufi do të merren të dhënat biometrike, fotografia, gishtërinjtë dhe do të skanohet pasaporta. Pastaj, në çdo udhëtim, do të duhet të njoftojnë përmes profilit – ku shkojnë, sa dhe ku do të qëndrojnë. Nëse e kaloni numrin e ditëve të lejuara për qëndrim në Bashkimin Evropian, që janë 90, sistemi vetë do t’ju bllokojë dhe nuk do të mund të udhëtoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu