Do të zhvendosen përmendoret e `Aleksandrit, Filipit` dhe portës Maqedonia

Pas zhvendosjes së përmendoreve të Qoses dhe Nënë Terezës, vijon zhvendosja edhe e përmendoreve të Aleksandrit, Filipit dhe Portës Maqedonia. Për këto raste është vlerësuar se ka direkt shkelje të kushtetutës së vendit, dhe ato duhet të zhvendosen, transmeton Zhurnal.mk

Kjo është evidentuar në lëndët të cilat komisioni Shkupi 2014 pranë ministrisë së Kulturës ka bërë revizionin që bëhet për të vlerësuar të gjitha parregullësitë lidhur me këtë projekt.

Në vijim janë pregaditja e elaborateve për përmendoret e lartëpërmendura tek të cilat është shkelur kushtetuta në mënyrë direkte dhe se duhet të zhvendosen.

Sa i përket Muzeut të luftës maqedonase akoma nuk ka ardhur në rend të ditës tek komisioni edhe pse për përmbajtjen e ekzistencës së tij në disa raste është deklaruar dhe vet ministri i kulturës Alagjozovski.

Ky komision është formuar si ndihmë për shqyrtimin e objekteve të projektit Shkupi 2014 dhe punon me një dinamikë të shpejtë për shkak të përmbajtjes së objekteve dhe të cilat duhet që të shqyrtohen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu