Dodik: Bosnja dhe Hercegovina nuk kërkoi masa të veçanta nga askush, madje as nga NATO

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, tha sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk ka kërkuar nga askush që të vendosë ndonjë kusht dhe masë të veçantë për të, përfshirë NATO-n. Ai tha se NATO nuk ka asnjë rol në BiH dhe se ajo nuk është mbrojtëse e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, transmeton InfoShqip.

Duke reaguar ndaj korrespondencës mes ministres së Punëve të Jashtme të BeH, Bisera Turkovic dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën Stoltenberg deklaroi se NATO po zhvillon një sërë masash, veçanërisht për BeH-në, Dodik vlerësoi se “është një tjetër abuzim”.

Sipas tij, ministrja e Punëve të Jashtme të BeH-së, Bisera Turkoviq, e cila paraprakisht i dërgoi një letër Stoltenberg-ut, në të cilën thuhet se “Bosnja dhe Hercegovina po përballet me sfida të shumta dhe në dritën e ngjarjeve aktuale në Evropë dhe në rajon. “, nuk ka asnjë kompetencë në fushën e mbrojtjes, as nga jashtë dhe as nga brenda.

I vetmi vend kompetent për komunikim me NATO-n dhe vendet e tjera për çështjet ushtarake është Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës, e cila këtë herë u anashkalua. Është një trillim i palës myslimane, e cila po përpiqet të sigurojë që ta përfaqësojë Bosnjën dhe Hercegovinën në mënyrë unike, gjë që natyrisht nuk është e vërtetë“, ka theksuar Dodik për agjencinë e lajmeve Srna.

Ai shtoi se këtë duhet ta dijë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke vlerësuar se nëse nuk e ka ditur këtë, atëherë “është përfshirë pa nevojë në korrespondencën për të”– tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu