“Doja të luaja në një shtet islamik”, sulmuesi shpjegon largimin nga Porto

Moussa Marega është transferuar në Arabinë Saudite. Ish-sulmuesi potent i Portos ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Al-Hilal. Një vendim që lidhet me dëshirën e sulmuesit nga Mali për të nisur një tjetër stil jete.

Aventurën time në Portugali e nisa te Moritimo, skuadër ku luajta për një vit e gjysmë. Më pas kalova te Porto dhe kalova momente shumë të bukura në atë klub të madh.

Punova me një trajner të madh si Sergio Conceiçao, mësova shumë prej tij dhe i jam shumë mirënjohës. Ai është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar dhe një nga më të mirët në Evropë.

Kalimi tek Al-Hilal? Doja një aventurë të re, doja të ndryshoja stilin e jetës dhe kontinentin. Unë dha familja ime kishim dëshirë të madhe për të jetuar në një shtet islamik“, përfundoi 30-vjeçari afrikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu