Dojna Mema flet për të bukurën: As buzët e fryra dhe as hunda pipiruqe

Dojna Mema është një nga moderatoret që flet gjithmonë hapur për çështjet që e shqetësojnë. Së fundmi, ajo është shprehur e nxehur me konceptin e “të bukurës” në ditët e sotme.

Përmes një postimi në Instastory, Dojna ka marrë shembull disa nga ikonat e bukurisë ndër vite, duke thënë se në ditët e sotme bukuria nuk duhet të karakterizohet nga hunga e vogël, buzët e fryra dhe format perfekte fizike.

“Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot. Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike. Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë“, ka shkruar ajo.

Sa i përket vetes, Dojna ka thënë më herët që nuk ka bërë as një ndërhyrje estetike dhe se është origjinale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu