Shumica e partive maqedonase tashmë kanë ngritur zërin kundër propozimit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për zgjidhje ligjore për dhënien e nënshtetësisë për të gjithë personat që qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1991.
“Personat shtetas të republikave tjera në ish SFRJ dhe shtetas të ish SFRJ të cilët deri më 8 shtator të vitit 1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë mund të parashtrojnë kërkesë që të fitojnë shtetësi me fuqi të këtij ligji, me deklaratë të dhënë nga tre dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë se parashtruesi për marrjen e shtetësisë ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë deri më 8 shtator të vitit 1991 ose me deklaratë të dhënë nga dëshmitari i cili në atë periudhë ishte banor ose ende është banor në vendin në të cilin ka jetuar personi”, thuhet në propozim-ligjin e ASH-AA.
Ky koalicion kërkon që këto ndryshime të miratohen me procedurë të shkurtuar para regjistrimit të popullsisë, që është paralajmëruar për muajin prill të 2021.
Ja çka parasheh propozim –ligji i ASH- AA për nënshtetësinë:











