Dokumente sekrete që gruaja e kancelarit gjerman i hodhi në plehra

Dokumentet sekrete të samitit të G7, të cilat u hodhën nga Britta Ernst, gruaja e kancelarit gjerman Olaf Scholz, u gjetën në koshin e plehrave nga fqinjët e çiftit Scholz.

Britta Ernst, ministrja e arsimit e shtetit të Brandenburgut, hodhi disa drafte dhe letra të bashkëshortit të saj dhe kancelarit gjerman Scholz, raportoi Der Spiegel.

Mes letrave të hedhura kishte edhe dokumente të klasifikuara si “vetëm për përdorim privat-zyrtar”, të cilat i referohen karakteristikave të liderëve të vendeve të G7 dhe bashkëshortëve të tyre.

Dokumentet që Ernst i hodhi në plehra i gjetën fqinjët e tyre.

Meqenëse Ministria e Jashtme gjermane i kishte klasifikuar këto dokumente si “vetëm për përdorim privat-zyrtar”, Ernst nuk kishte të drejtë t’i dispononte ato pa asgjësimin e duhur.

Në Gjermani, ku dokumentet konfidenciale u nënshtrohen rregullave strikte, dokumentet e vulosura “për përdorim zyrtar” duhet të shkatërrohen për ta bërë përmbajtjen e tyre të padukshme dhe të pakthyeshme.

Udhëheqësit e vendeve të G7-ës, të përbërë nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia, u mblodhën në kuadër të samitit të G7 të organizuar nga Gjermania më 26 dhe 28 qershor në Pallatin Elmau në Bavari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu