Domatet e thara në diell, përmbajnë një sasi të moderuar kalorish.
Në një filxhan me domate të thara gjenden 139 kalori, ose 7 përqind të një diete të pasur me 2000 kalori. Çdo racion përmban 30 gramë karbohidratesh të plota, 6,6 gramë fibre dietike ose thënë ndryshe 26 dhe 17 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fibrës për meshkujt dhe femrat respektivisht, shkruan Agro Web.
Të gjithë e dimë që fibra forcon sistemin tretës, shmang konstipacionin e padëshiruar si dhe ju bën të ndiheni të ngopur. Një filxhan me domate të thara në diell përmban 7.6 gramë proteinë dhe 1.6 gramë yndyrna.
Përmbajtja e mineraleve domatet e thara në diell shërbejnë si një burim i shkëlqyer mineralesh, në veçanti: kalium dhe magnez. Kaliumi ndihmon nervat të komunikojnë më mirë dhe rregullojnë ekuilibrin e elektroliteve ndërsa magnezi mban indet dhe kockat të shëndetshme si dhe ndihmon në prodhimin e energjisë. Një filxhan me domate të thara përmban 105 miligramë magnez, ose 33 dhe 25 përqind të dozës së rekomanduar ditore për femrat dhe meshkujt respektivisht.
Në të njëjtën sasi gjenden 1,850 gramë kalium ose 39 përqind të dozës së rekomanduar ditore. Konsumimi i domateve të thara në diell fuqizon përfitimin e hekurit, manganit, bakrit dhe fosforit. Përmbajtja e vitaminave Mos hezitoni të shtoni domatet e thara në diell në dietën tuaj, sepse ato janë të pasura me vitamina sidomos atë K dhe niacinën.
Vitamina K ndihmon organizmin dhe indet e kockave dhe luan një rol thelbësor kundër mpiksjes së gjakut. Niacina mbështet metabolizmin dhe kontribuon në funksionimin e shëndetshëm të trurit. Femrat kanë nevojë për 90 mikrogramë vitaminë K dhe 14 miligramë niacinë në ditë, ndërsa meshkujt kanë nevojë për 125 mikrogramë vitamnë K dhe 16 miligramë niacin në ditë.
Një filxhan me domate të thara jep 4.9 miligramë niacinë dhe 23 mikrogramë vitaminë K. Në këtë racion, gjenden edhe sasi të vitaminash të tjera siç janë: vitaminat C, A, B-5 dhe B-9.
Këshilla për servirjen e domateve të thara Aroma e përqendruar e domateve të thara i bën ato të shkëlqyera për panine dhe sanduiçe. Mund t’i shtoni direkt ose t’i përzieni me pak djathë kaçkavall të stazhionuar plus vaj ulliri dhe të formoni kështu një menu të shijshme.
Këtë salcë mund ta përdorni në pica, pure ose makarona. Nëse ju pëlqejnë aventurat në kuzhinë atëherë marinojini domatet e thara, shtoni ullinj të zinj, lëng portokalli dhe uthull balsami dhe shijojini. /albeu.com/










