Donaldi tallet me Luanën dhe s’mund ta bënte më hapur se kaq (VIDEO)

Është mëse i vërejtshëm vrulli në rrjete sociale me të cilin Luana Vjollca ka nisur emisionin e ri. Në fakt, gjithçka është thuajse një reprizë e veprimeve të bëra dhe fjalëve të thëna edhe kur drejtonte “Shiko kush luan”.

“Pa fjalë”, “Një milion klikime”, “Energjia ime jeni ju”, “Falemnderit për të gjitha mesazhet e panumërta” janë fraza deja-vu që kanë ngritur edhe komente të shumta në rrjete sociale.

Një pjesë kanë vënë në pikëpyetje edhe vërtetësinë e shikimeve, pjesë të cilën Luana u përpoq ta demantonte, dhe përmes mënyrës se si e bëri, shndërroi gjithçka edhe më shumë në komedi.

Por, edhe konkurenca nuk po i lë anash thumbat.

Ka qenë Donald Veshaj që ka ironizuar hapur, duke e bërë talljen në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme.

Pas xhirimeve për episodin e javës tjetër, ai ka hedhur një “story” që qartazi i dedikohet prezantueses.

“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet ai duke thënë në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu