Donika Bakiu, Doktorante dhe me 20 tituj shkencor të botuar

Intervistë nga InfoShqip me Donika Bakiun

E lindur në Tetovë, më 29 gusht 1993, Donika ka kryer shkollën fillore në SHF’’Naim Frashëri’’, Tetovë, shkollën e mesme në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, për të vazhduar pastaj studimet në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Kominikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi: Gjuhë dhe letërsi shqipe.Tani është gati në fund të studimeve të doktoratës në UEJL, në të njëjtin drejtim.Mbi të gjitha ajo sot numëron afër 20 punime shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë ju motivon më shumë për të qenë kaq aktive në punën shkencore?

Disa njerëz janë të motivuar nga arritjet. Nuk ka rëndësi se për çfarë është arritja shkencë, edukim apo diçka tjetër por objektivi është të arrijmë në majë! Sigurisht që shumica e njerëzve nuk kanë vetëm një motivim, por një kombinim të disave, pesha e secilit ndryshon nga personi në person dhe me kalimin e kohës. Kemi takuar studiues, motivimi mbizotërues i të cilëve është dashuria dhe puna që bëjnë për shkencën, kemi diskutuar me orë të tëra. Pasioni për shkencën është thelbësor, por kërkesat e strukturave aktuale të karrierës akademike kërkojnë diçka më shumë. Kurioziteti dhe dëshira për të zgjidhur çështjet është një dhuratë dhe besoj që duhet ta përdor për të shtuar diçka pozitive. Studimet e mia kërkimore janë hapa të vegjël që po bëj për të përmbushur një spektër më të madh të zhvillimit profesional.Edhe unë tentoj ta bëj në maksimum. Mbi të gjitha gjej qetësi shpirtërore kur punoj, shkruaj punime shkencore.

Në këto momente jeni nga fundi i studimeve të Doktoraturës. Si do t’i përshkruani ato? Një doktorante në kohë pandemie?

Po më 4 maj prezentova pjesën e dytë të punimit dhe tani po punoj edhe disa gjëra dhe po ashtu bëhemi gati për mbrojtjen finale, shpresoj të mos jetë më larg se vjeshta. Sa filluam semestrin e dytë të doktoratës, shpërtheu pandemia, shumë e panjohur për ne, frikë. UEJL ishte universiteti i parë që filloi me ligjëratat online.Në dy provimet e fundit të doktoratës jemi përgjigjur online. Pandemia e COVID-19 përmbysi status quo-në në arsimin e lartë, duke shkaktuar ndryshime të shpejta dhe të pashembullta mësimore, sociale dhe financiare.Për shumicën prej nesh, të mësuarit në internet ishte aftësi e re. Për të qëndruar të angazhuar gjatë kurseve në internet që morëm gjatë pandemisë. Të them të drejtën ende ndjek kurse, trajnime online anë e mbanë botës.

Ju numëroni afër 20 punime shkencore, na i thoni disa?

Me shumë kënaqësi! Kam filluar shumë herët sepse nuk bëhen sa hap e mbyll sytë. Duhet kohë, mund, mbështetje etj. Disa nga titujt: Donika Bakiu, OVERVIEË OF EXISTING PREJUDICES BETËEEN ALBANIANS AND MACEDONIANS COMPARATED TO THOSE OF THE ARBËRESH AND ITALIANS, ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, Volume:11,page 27-30, April,2022; Donika Bakiu, Hidronimet në fshatin Gajre të Malësisë së Tetovës , faqe 79-82, Ars Albanica, Revistë kulturore-letrare/ Viti V,nr.11/Qershor 2022; Donika BAKIU,Princesha Elena Gjika në letërsinë shqipe, faqe 65-67, Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori “HISTORIA KULTURORE E ELITËS SHQIPTARE NË RUMANI”, Manastir 2021;

Donika Bakiu, Frazeologjizmat për kafshët e egra të gjuhës standarde shqipe krahasuar me ato arbëreshe, faqe 691-698, AKADEMIA, revistë për letërsi , kulturë, gjuhë, media, Nr.11, Qershor 2021, VITI V;

Donika Bakiu, Huazimet në dramën’’Agimesha e ngujuar në shtatë shpella’’, të Abdylazis Islamit, faqe 39-41, Ars Albanica, Revistë kulturore-letrare/ Viti IV,nr.9/Korrik 2021; Donika BAKIU, Arburim ISENI , Argjent MEHMEDI, PREJUDICES AND STEREOTYPES BETËEEN ALBANIANS AND MACEDONIANS IN RELATION ËITH THOSE BETËEEN ARBËRESHË AND ITALIANS faqe 70-83, International Journal of Multiculturalism,Volume 2, № 2, 2021, 70-83,DOI: 10.30546/2523-4331.2021.2.2.70;

Një porosi për në fund?

Një ëndërr nuk bëhet realitet përmes magjisë, kërkon djersë, vendosmëri dhe punë të palodhur.Ndoshta dikush e ka rrugën më të lehtë e dikush rrugën më të rëndë por gjithsesi punoni shumë.Mbi të gjitha të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që na japin krahë, ndihmë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu