Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet Edi Ramës me këto fjalë: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja”

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

Ajo ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, përmes një thënie të babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla, përcjell Bota sot.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar ministrja në një postim në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu