Ish ministri i jashtëm dhe deputeti aktual i VMRO-DPMNE, Antonio Milososki, në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se sipas burimeve diplomatike të OKB-së, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov ka filluar komunikimin për punësim në disa nga selitë e Kombeve të Bashkuara.
“Nuk e di nëse karriera e Nikola Dimitrov është ‘në të njëjtën linjë’ me atë të Zaevit, e cila varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit, por diplomatët nga Kombet e Bashkuara thonë se ministri nuk e sheh perspektivën e tij në Republikën e Maqedonisë në një afat të gjatë. Por koha do të tregojë”, shkruan, Antonio Milososki.