Dorëhiqet kryeprokurori i Gjykatës Speciale, ja çfarë thotë?

Jack Smith nuk është më kryeprokuror i Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në SHBA për të hetuar raste tjera.

Smith u emërua për të mbikëqyrur një nga hetimet të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

E Smith, emërimi i të cilit në këtë pozitë ka ngjallur reagime të shumta, ka folur për herë të parë pas dorëheqjes.

Ai ka thënë se në rolin e tij të ri, hetimet do të shkojnë përpara me shpejtësi.

“Unë synoj të kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre në mënyrë të pavarur dhe sipas traditave më të mira të Departamentit të Drejtësisë. Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do ta çoj hetimin përpara me shpejtësi dhe tërësisht për çfarëdo rezultati që dikton ligji”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu