Nikolla Popovski ish-ministër i jashtëm dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së ka dhënë dorëheqje nga ky organ partiak, por edhe nga të gjitha organet e tjera të partisë.
Popovski dorëheqjen e tij nga postet partiake e ka deponuar qysh tre javë më parë, njofton portali Plusinfo, duke cituar burime jozyrtare të partisë.
Deri para ca kohe ai përmendej si një nga kandidatët më seriozë për kryetar të VMRO-DPMNE-së, por tani është e paqartë nëse do të futet në garën për kryetar partie.
Ai nuk ishte në mesin e 30 funksionarëve të nënshkruar në letrën përmes së cilës kërkojnë prolongim të kongresit, që është caktuar të mbahet këtë vikend në Vallandovë dhe organizim të një kongresi në të cilin do të merrnin pjesë jo 500 siç është paraparë, por 5.000 delegatë. /albeu.com/










