Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti arriti në Vodno në vilën e presidentit Gjorgji Ivanov për të cilin që nga zgjedhja e tij thoshte se nuk e njeh dhe se është president i zgjedhur vetëm nga VMRO-DPMNE.
Ahmeti do të bisedojë me Ivanovin lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme, gjegjësisht caktimin e mandatarit të ri që do të tentojë të formojë koalicionin e ardhshëm qeveritarë. Përveç se me Ivanovin, Ahmeti i shoqëruar nga dora e tij e majtë, Artan Grubi është ulur në një tavolinë edhe me ish deputeten Flora Kadriu, të cilën shumë anëtarë të BDI-së e quanin “tradhtare”, për shkak se pranoi të bëhet këshilltare e Ivanovit “jolegjitim”.
Më poshtë ju sjellim një video të Ali Ahmetit nga fushata presidenciale, kur Ivanovin e quante president jolegjitim “deri në fund”./lajmpress