Dr.Çomo, rrëfim me përlotje: Kur dhe mjekë s’e besojnë COVID-in e të jesh lajmëtare vdekjesh

Shefja e Infekitivit, Dr. Najada Çomo, tha në Open se dhe ndër kolegë mjekë ka patur asish që s’e kanë besuar COVID-in.

“Ka pasur shumë njerëz skeptikë që Covid-i nuk është i vërtetë. Unë e kam parë këtë edhe brenda QSUT-së. Një pjesë se kanë besuar, nëse se beson personeli mjekësor, ti mos e pretendo te popullata”, u shpreh Dr. Çomo.

Sa i përket hapjes, ajo tha se duhej, porse ndërgjegjësimi i publikut nuk që ai duhej të ishte.

Lidhur me strategjinë unë duke qenë pjesë e kësaj strategjie nuk jam aspak kundra. Ne ishim 20 raste kur kemi bërë hapjen. 20 nuk është reale, sepse ka më shumë raste se aq. Ishte e pritshme shtimi i rasteve, harresa që njerëzit mendojnë se iku virusi. Unë jam këtu për të thënë që virusi është një realitet dhe është mes nesh”, tha shefja e Infektivit.

Ajo veçoi si aspektin më të vështirë të këtyre muajve në Infektiv, faktin se duhej të ishte ajo lajmëtarja e vdekjeve te të afërmit e atyre që ndërronin jetë.

“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacientët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”, tha Dr.Çomo duke u përlotur.

Ajo tha se vendosi të dalë në media e të fliste pas muajsh në shërbim të të sëmurëve, pasi këtë e kërkonte situata.

“I nderuar popull ruaje veten nga ky lloj virusi i cili nuk zgjedh kë do të prekë. Ne jemi aty për të shërbyer, por kur të shikojmë që njerëzit janë neglizhues, mosbesues ne do të dëshpërohemi, pavarësisht se punën do e bëjmë. Unë se kam ndërmend të dorëzohem. Në fund të fundit detyra e një mjeku është të ndihmojë dhe t’u shërbejë të sëmurëve. Mospërfillja e tyre ne na trishton dhe na jep ndjesinë se kjo situatë nuk ka për të përfunduar kurrë”, përfundoi Dr. Çomo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu