Dramë në Tetovë: Dëgjoi zhurma nga dhoma, mbeti e shokuar nga ajo që i ndodhi

Një grua 63-vjeçare nga Tetova, ka mbetur e shokuar nga ajo që i ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e saj.

Gjashtëdhjetetrevjeçarja T.P. nga Tetova ka lajmëruar një vjedhje që ka ndodhur mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në shtëpinë e saj në rrugën “Gjorce Petrov” në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pasi që ka dëgjuar zëra në dhomën ngjitur, ajo është zgjuar dhe ka menduar se është vajza e saj, por kur e ka ndezur dritën, ka vërejtur dy persona të panjohur që kanë kërkuar në hapësirë dhe nga çanta kanë vjedhur 2.500 denarë dhe dokumente tjera personale. Pas vjedhjes menjëherë kanë ikur.

Është kryer kontroll i plotë dhe po punohet në zbardhjen e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu