Drejt fundit operacioni, shpëtohet djali i 11-të nga shpella në Tajlandë

Operacioni i shpëtimit në Tajlandë po shkon drejt fundit.

Në ditën e tretë të operacionit janë nxjerrë nga shpella 3 djem, duke e çuar numrin e futbollistëve të shpëtuar në 11-ë.

Ky ishte shpëtimi i tretë i suksesshëm si së martës.

Njëri nga djemtë, që u shpëtua po trajtohet në institucionin mjekësor në vend, sipas një zyrtari të marinës tajlandeze.

Në shpellë kanë mbetur akoma një djalë dhe trajneri i tij.

Futbollistët të moshën 11 deri në 16 vjeç si edhe trajneri i tyre u bllokuan në shpellë që prej datës 23 qershor.

Grupi i parë me 4 djem u shpëtuan të dielën, ndërsa katër të tjerë të hënën.

Ata u ftuan në finalen e Kupës së Botës nga FIFA të premten e kaluar.

Qindra vullnetarë kanë punuar gjatë gjithë kohës, shumë nga të gjithë Tajlandë, duke gatuar dhe shërbyer falas ushqim për punëtorët e shpëtimit ndërsa media të ndryshme janë të stacionuara në qendrën e komandës pranë kompleksit të shpellës Tham Luang.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu