Drejtori i PSG flet për Mbappe: A pritet rinovim i kontratës?

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur sërish rinovimin e mundshëm të kontratës së yllit të skuadrës, Kylian Mbappe. Francezi do bëhet agjent i lirë në verë dhe ndoshta do largohet, që t’i bashkohet gjigantit madrilen, Real Madrid, skuadër të cilën e kishte pas ëndërr qysh nga fëmijëria.

I pyetur për të ardhmen e Mbappes, Leonardo e pranoi se është situatë e komplikuar, por beson se kanë gjasa reale për t’ia rinovuar kontratën.

Është situatë e komplikuar për momentin sepse ne duam që të qëndrojë për tërë jetën, por ne gjithashtu duhet të respektojmë pozitën e tij”.

Mendoj se kemi mundësi të mirë për t’ia vazhduar kontratën”, deklaroi ai për “Europe1”.Ndërkohë, Real Madrid do përballet me PSG-në në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu