Drejtori Nebiu takon rektorin Zeqiri, mbështetje për Universitetin “Nënë Tereza”

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri në ambientet e agjencionit u mirëprit nga Driton Nebiu drejtor i Agjencisë me Prona të Konfiskuara.

Rektori Zeqiri njoftoi drejtorin Nebiu për ecurinë e zhvillimit të UNT-së me përparësitë dhe nevojat e saj, si dhe informoi për së afërmi zhvillimet në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Drejtori i Agjencisë me Prona të Konfiskuara Driton Nebiu premtoi se do të jetë në përkrahje të plotë të këtij tempulli të arsimit të lartë me gjitha nevojat e mundëshme që i nevojiten UNT-së, si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt mes Agjencisë me Prona të Konfiskuara dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup duke realizuar vepra konkrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu