Në seancën e sotme qeveritare për drejtor të Kompanisë për transmetimin e energjisë elektrike ‘MEPSO’, është emëruar anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Orhan Murtezani, shkruan InfoShqip.
Orhan Murtezani i njohur në opinion si zëdhënës i Alternativës, njëkohësisht është një ndër themeluesit e kësaj partie.
Orhani ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin ‘Menaxhim dhe Organizim’. Gjithashtu e flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Turke.
Në të kaluarën Orhan Murtezani ka qenë drejtor i SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, dhe tani do të udhëheqë me ‘MEPSO’, një ndër kompanitë më të rëndësishme në vend. /InfoShqip.com