Drejtori shqiptar: Sot me një nënshkrim shkarkova 11 drejtorë të VMRO-së

Xhevat Iseni nga Shkupi është një ndër funksionarët në qeverisjen e re. Si kryetar bordi i propozuar prej LSDM-së në Ndërmarrjen Publike për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore-afariste, Iseni për Gazetën Lajm ka njoftuar informacionin për shkarkimin e 11 drejtorëve të VMRO-DPMNE-së dhe emërimin e drejtorëve të rinj, ku potencon emërimin pas 11 viteve të një drejtoreshe shqiptare në Ohër.

Sot kisha kënaqësi të veçantë të shkarkoj me një nënshkrim 11 drejtorë të VMROs dhe të emëroj 11 drejtorë të LSDM-së. Kisha kënaqësi të nënshkruaj edhe vendimin për emërimin e shqiptares nga Ohri, zonjës JEHONA SULEJMANI për drejtoreshë. PAas 11 viteve Ohri do të ketë drejtorsh shqiptare. Pa pengesë nga LSDM u lejua të avancoj këtë zonjë. Urime”, ka thënë Iseni. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu