Rasti i dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, kur u shfaq në qiellin sipër stadiumit të Partizanit të Beogradit flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, është përsëritur edhe në një ndeshje të kampionatit boshnjak të futbollit.
Fjala është për sfidën mes Zrinsit dhe Sarajevës, ku mbi stadiumin e Mostarit fluturoi një dron me flamurin e Kroacisë. Ky ishte një provokim ndaj ekipit boshnjak, pasi flamuri kroat është i ndaluar me kushtetutë të Bosnjë dhe Hercegovinës.










