Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2023, bën histori me gjerdanin 100 karatësh, i cili kap vlerën për mbi 30 milionë dollarë

Të gjithë sytë ishin te këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa teksa ajo mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Si një nga bashkë-prezantueset e eventit të mbrëmjes së 1 majit- që nderon ekspozitën e re të Muzeut Metropolitan të Artit, “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie” – Lipa duhej të jepte një pamje magjepsëse dhe si gjithmonë ylli shqiptar nuk zhgënjeu.

Ajo kishte veshur një fustan ballore ngjyrë kremoze dhe me disa qepje ngjyrë të zezë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992.

Por zgjedhja e aksesorëve të saj – veçanërisht, ai gjerdan me diamant që bie në sy – ka një histori interesante.

Siç ka raportuar revista e modës, Vogue, diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany nëpërmjet prerjes së tij pothuajse identike me jastëk. Sipas etiketës, diamanti i ri i bardhë është me ngjyrë D, përmban 82 aspekte dhe është marrë me përgjegjësi nga Botsvana.

Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh ishte gjetur në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut, dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të famshme të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).

Vetëm katër gra kanë veshur diamantin origjinal Tiffany. Socialite Mary Whitehouse ishte e para që e veshi atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu